15nëntor 2015 – Jeton Bajlozi, vetëm 19 vjeç, arrestohet për vjedhjen e 1 milion lekë goma. I riu nga Ferma e Sukthit u arrestua sot nga policia e Durrësit, pas denoncimit të pronarit të një gomisterie për vjedhjen e gomave me vlerë të konsiderueshme.
Ndaj Bajlozit, i cili ka qenë më herët punëtor në gomisterinë e 26-vjeçarit A.K. banues në Durrës, kishte bërë denoncim pronari. Sipas tij, në gomisterinë e tij në lagjen Nr.14 në Shkozet dikush vidhte goma, duke dyshuar te punëtori.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Jeton Bajlozi, ka qenë puntor në këtë gomisteri, dhe ka pranuar se në periudha të ndryshme gjatë natës ka marrë disa herë goma, të cilat i ka shitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja”.
/portali DurresLajm/