Kreu i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar propozimin e Kryeministrit Rama për President.
Mësohet se Begaj i ka dhënë miratimin Ramës që emri i tij të votohet në Kuvend.
Kryeministri Rama e bëri publik emrin e Begajt sapo doli nga takimi nga selia e PS-së.





