Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Bajram Begaj është zgjedhur presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Mazhoranca ka 77 deputetë, pra një votë ka ardhur nga opozita.