Itali, 18 prill 2014 – Viti 2014 ka filluar i mbarë për efektivët e Antidrogës në Itali. Korrierët e kanabisit shqiptar po kapen me kile, kuintalë madje edhe tonelata, por karabinieria italiane nuk përton të arrestojë jo vetëm ata që “hanë si ariu”, por edhe ata që hanë si miu.

Bajram Gjoni, 21 vjeç, me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali u arrestua nga karabinieria në makinën e tij Alfa 156. Ai u arrestua në qytezën e Fiesso Umbertianos, rajoni i Venetos. Atij iu gjetën vetëm 300 gramë kanabis. Për këtë përfundoi i arrestuar, ndonëse me masë sigurie “arrest shtëpie”.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/