Nedim Bajrami u transferua në janar te Sasuolo nga skuadra e Empolit por gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për mesfushorin e Kombëtares.
Në 2 ndeshjet e fundit, Bajrami është aktivizuar nga stoli duke humbur vendin e titullarit.
Sot, skuadra e tij luan ndaj Bolonjas dhe sërish mediat italiane raportojnë se Bajrami do të jetë në stol. Në vendin e tij po aktivizohet Armand Lauriente i cili duket se e ka kënaqur dhe e ka bindur trajnerin Dionisi. Pak ditë më parë, Dionisi shprehej se pret më shumë nga mesfushori shqiptar duke qenë se nuk po tregon atë që ai mundet dhe në këtë mënyrë, po i beson. 24-vjeçari francez ka shënuar këtë sezon 7 gola dhe 6 asiste në 26 takime të luajtura.





