Itali, 5 prill 2014 – Vjedhja e bakrit është bërë një “hobi” i preferuar i hajdutëve shqiptarë në Itali. Nga janari i këtij viti e në vazhdim në vendin fqinjë janë vënë në pranga 6 grupe shqiptarësh, në disa raste edhe banda të përziera shqiptarë e shtetas të kombësive të tjera, që vjedhin bakër në sasi të mëdha.

Rasti i fundit ishte të premten në qytezën e Cerreto Guid-it afër Firences. Karabinierët ndaluan një furgon, ku zbuluan 951 bobina me tel bakri me vlerë 38 000 euro pa dokumenta. Malli rezultoi i vjedhur. U arrestuan shqiptarët D.K. 28 vjeç dhe S.T. 24 vjeç si edhe kinezi G.F. 44 vjeç. U arrestua edhe shoferi i kamionit një italian 55 vjeçar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/