23 qershor 2015 – Vendi i parë i Luiza Gegës në Lojërat Europiane në “Baku 2015″ në garën e 1500 metrave, nuk përkthehet me medalje të artë për Shqipërinë në disiplinën e atletikës, pasi në bazë të rregullores së këtij eventi, medaljet në atletikë janë vetëm ekipore.Luiza Gega dominoi me kohën 4:11.58 minuta, duke mos patur rivalë në garë, megjithatë rezultati i saj nuk e ngjit Shqipërinë në pod, pasi vendi ynë si ekip në atletikë as që i afrohet zonës së medaljeve. Edhe vendi i dytë i Izmir Smajlajt në kërcim së gjati mbetet thjesht një rezultat shumë i mirë personal i atletit shkodran, por që nuk mjafton për t’i dhënë medalje Shqipërisë, e cila në faqen zyrtare të “Baku 2015″ rezulton pa asnjë medalje. Në sportin e Atletikës medalja e artë shkoi për Sllovakinë, e cila la pas Austrinë për pak pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Izraeli.çuditërisht, edhe në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, nuk sqarohen modalitetet në lidhje me shpërndarjen e medaljave në Atletikë në Lojërat Europiane të Baku-së, përkundrazi rezultati i Luiza Gegës ofrohet si medalje e artë për Shqipërinë. Në këtë rast, 26-vjeçarja është penalizuar nga formati disi i çuditshëm i këtij turneu, ndërsa euforia se Shqipëria ka arritur të marrë medalje të rëndësishme në një event kaq të madh, shndërrohet në zhgënjim, në këtë rast për mungesën e informacionit të saktë nga institucionet drejtuese të sportit në vendin tonë.
“Baku 2015″, vendi i parë i Gegës nuk i jep medalje Shqipërisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I moshuari vetëvaret në apartament, gjendet nga bashkëshortja
“Shkrihet” Kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Çfarë po fsheh familja Beckham? Brooklyn dhe Nicola do paguhen me shifër marramendëse për të shkruar një libër
Ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë duhet të forcohen për të siguruar dekriminalizimin e plotë të shpifjes





