21 qershor 2015 – E diela në Baku 2015 sërish nuk solli rezultatet që priteshin për sportistët shqiptarë të impenjuar deri në këto momente.
Gara e parë në program ishte ajo e çiklizmit në rrugë për meshkuj, me Shqipërinë që përfaqësohej me dy çiklistë, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn ndërsa për Kosovën në garë ishte Qendrim Guri.
Eugert Zhupa, për të cilin kishte pritshmëri në këtë garë nuk arriti dot ta përfundojë etapën ashtu si dhe sportisti kosovar, ndërkohë që deri në finish mbërri Redi Halilaj, që u rendit i 37-ti nga më shumë se 110 çiklistë që ishin të impenjuar në këtë disiplinë. Halilaj, arriti të mbyllë garën me kohën 5 orë 33 minuta e 43 sekonda dhe pozicionimi në fund ishte më i miri që ai pati gjatë gjithë garimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/