Reali i Madridit është i gatshëm ta lërë të lirë uellsianin Garet Bale, me kushtin e vetëm që të interesuarit të paguajnë 100 milionë euro.

Nga Spanja lajmet duken të sigurta, se drejtuesit e madrilenëve janë ngopur me problemet e 27-vjeçarit, dhe e kanë vendosur në merkato sulmuesin. Dëmtimet e shpeshta kohët e fundit e kanë detyruar trajnerin Zidan të mos ketë më besim tek aftësitë e lojtarit.

Mançesteri i Junajtid ka kohë që qëndron tek dera për shërbimet e uellsianit, ndërsa presidenti Perez duket se do të bindet vetëm nga oferta e duhur, me paratë që të paguhen menjëherë.

Bale erdhi tek Reali në vitin 2013, pas një transferimi rekord për kohën, prej skuadrës së Totenhemit.