Revista “Cosmopolitan” i ka dedikuar një artikull të veçantë balerinës shqiptare, Kaludia Pepa. Në artikull përmendet pjesëmarrja e Klaudias në spektaklin italian “Amici” dhe se si i ka ndryshuar jeta që prej atij momenti.
Artikulli nis me biografinë e balerinës shqiptare, sukseset e saj në Shqipëri, për të arritur deri tek jeta e saj aktuale në Itali.
“Sot Klaudia është artiste në 360 gradë. Përveçse është balerinë dhe koreografe, ajo ka dhe një kanal në Youtube (që për të thënë të vërtetën nuk është shumë aktive) ku publikon disa nga koreografitë e saj. Ajo është modele dhe gjithashtu një influencer në rrjete sociale, me më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram dhe 150 mijë në Facebook”, shkruan “Cosmopolitan” për Pepën.
Në të përmendet edhe martesa e më pas divorci i saj me koreografin Albi Nako, ndërsa më tej thuhet se Klaudia vazhdon të jetë beqare pas ndarjes dhe se nuk ka pasur ndonjë lidhje tjetër të rëndësishme pas martesës me Nakon.





