SHBA, 23 prill 2013- Humbi këmbën në atentatin gjatë maratonës në Boston, por ajo është e vendosur për të vazhduar mësimdhënien në kërcim, u zotua se nuk do të lejonte që terroristët të fitonin dhe u betua se do i rikthehej sërish kërcimit dhe vrapimit në maratonën e vitit që vjen.
Është kjo historia prekëse e balerinës 32 vjeçare Adrianne Haslet-Davis, për të cilën kërcimi është jeta e saj.
“Kur kërcej, nuk ndiej nevojën të bëj asgjë tjetër.
Nuk mund të lejoj që terroristët të më vjedhin gjithë jetën time. Vitin tjetër kam ndërmend të vrapoj në maratonë”, shprehet Adrianne.
Në momentin e shpërthimit ishte në krah të së shoqit, ushtarak dhe kapiten në Air Force. Çifti ishte afruar për të parë sa më afër maratonën, kur bomba e dytë shpërtheu dhe i hodhi përtokë.
Ajo tregon se fillimisht mendoi se kishte marrë vetëm disa lëndime por kur pa me vëmendje e gjeti veten me këmbën thuajse të këputur. I shoqi prej pak kohësh i kthyer nga Afganistani përdori rripin e tij për ti lidhur këmbën me synim shmangien e hemorragjisë.
Sapo u transferua në spital lajmi për prerjen e këmbës iu dha nga e ëma, “E dashur këmbën e majtë nuk e ke më”.
32 vjeçaren duket se dhimbja e ka bërë më të fortë pasi shprehet, “Dëshiroj vetëm që njerëzit ta dinë se nga një situatë e cila mund të duket fundi i borës, mund të dilet më të fortë”





