Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko është hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçar ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.