Një ngjarje e pazakontë për fat të mirë pa viktima ka ndodhur në një prej aeroporteve të Balit, ku një avion me rreth 100 pasagjerë në bord përfundoi në det, pasi nuk arriti të frenojë gjatë uljes në pistë. 

Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare indoneziane, të cilat saktësojnë se të gjithë personat që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.

Ndërkohë paniku mes pasagjerëve ka qenë i madh, pasi jeta e tyre u vue seriozisht në rrezik.

Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë problem në frenimin e avionit.