Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Presidentin Ilir Meta se kërkon të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se qëllimi i Metës ka qenë që të çojë në KED 4 emra të propozuar për Kushtetuesen, ndërsa e cilësoi procesin për zgjedhjen e anëtarëve të rregullt.
"Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Presidenti do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Le të dalë ai zotëria dhe le të thotë është kështu apo jo. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kriteresh, as të na këndojë atë këngën " e kam unë e ke ti…". O zotëri, Presidenti nëse do të lexojë kushtetutën nuk ka të drejtë të bëjë të tretin sipas tij. Meqë të parin e zgjedh Presidenti, të dytin Kuvendi, të tretin e ka Gjykata e Lartë. Që do të thotë që ne të presim, por ky parim zbatohet në rastin kur gjykata kushtetuese i ka të 9 anëtarët."





