TIRANË– Partia Socialiste i bën thirrje kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe fëmijëve të tij që të tregojnë burimin e të ardhurave të pasurisë, në të kundër kërkojnë dorëheqjen e tij nga qeveria.
Në një dalje publike për mediat, deputeti socialist Taulant Balla duke theksuar se kërkesa e PS-së është legjitime dhe bazohet në deklaratën e pasurisë së familjes së kryeministrit, u kërkon atyre që të ndalin presionet ndaj opozitës.
“E vërteta shokuese që del nga deklarata e Argita Berishës (Malltezi) është se e bija e kryeministrit të vendit fiton shumë herë më shume se cdo mësues. Në Shqipërinë e varfër vetëm si pas llogaritjeve normale të Universiteteve private del se Argita Berisha duhet të japë 22 orë në ditë që të justifikojë totalin e 146 milionë lekëvëe në vit. Kjo nuk është as akuzë as shpifje por vetëm një llogari e thjeshtë. Për pasojë fëmijët e Berishës kërcënojnë opozitën me gjyqe dhe nuk thonë burimin e pasurisë. Ne kemi ngritur disa pyetje që janë krejtësisht normale në demokraci. Kush janë Universitetet që pagujnë këto paga marramendëse për vajzën e kryeministrit , sa është tarfia për orë mësimi që paguhet vajza e kryeministrit të vendit”,- deklaroi Balla.
"Pse nuk bëjnë transparencë, kush janë njerëzit që paguajnë për pasurimin e vajzës, djalit dhe bashëshortit të vajzës së kryeministrit në kurriz të shqiptarëve. Nëse fëmijët e kryeministrit nuk kanë përgjigje babi i tyre duhet të dorëhiqet. Por nëse fëmijët e kryeministrit të Berishës, vijojnë të fshihen pas babait apo ushtarët e babit në gjykatë, kjo është një rënie flagrante para intereseva të blllokut blu",-shtoi Balla.
Deputeti i PS, Taulant Balla, paralajmëroi se edhe në ditët në vijim opozita do të vijojë me denoncimin e asaj që e cilëson si "Dosja e Pasurimit të Bllokut Blu".
Dhëndrri i Berishës padit Ballën
Dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka paditur deputetin e partisë socialiste, Taulant Balla, pas akuzave të ditëve të fundit për pasurinë dhe pronat e përfituara.
Padia e cila është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë mban datën 21 dhjetor. Ndërsa arsyetimi i padisë së Jamarbër Malltezit është për shkaktim dëmi nga deputeti Balla.