Partia Socialiste akuzoi Argita Berisha Malltezin vajzën e Kryeministrit Berisha, se është duke përdorur ambasadorët shqiptarë në botë, si ndërmjetës në sjelljen e biznesmenëve të huaj, që duan të investojnë në vëdin tonë, por me kusht që të përdorin zyrën e avokatisë së Argita Berishës.
Nga selia e PS-së deputeti Taulant Balla e faktoi këtë lloj ndërmjetësimi duke treguar disa komunikime përmes postës elektrokine, të ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite me biznesmenin pakistanez Zanfar Ansar, i cili kërkonte të investonte në sektorin e energjitikës.
“E mbani mend Sali Berishën kur në mes të një mitingu u tha shqiptarëve:Ju duhet të punoni fort për të pasuruar familjen time?Ky është thelbi.Të gjithë shtetin Argita dhe Shkëlzen Berisha, fëmijët e Kryeministrit të vendit, e kanë vënë në shërbimin e tyre personal.Ja prova e parë: Ambasadori i Shqipërisë është vendosur si ndërmjetësi ndërmjet biznesmenit Zafar Ansar dhe zonjës vajzë të Kryeministrit.Ka edhe një provë tjetër.Një email direkt i zonjës Argita Berisha për biznesmenin ku i shpjegon procedurat e ofertës drejtuar KESH-it. Zonja Argita, a e dinte babai juaj se ju po bënit ndërmjetësen ndërmjet një biznesmeni dhe një kompanie publike sepse KESH është një kompani tërësisht shtetërore”, tha Balla.
Sipas deputetit Taulant Balla, konkurrenca vdes sepse Argita Berisha, ndryshe nga sipërmarrësit e tjerë, përveç se ke në dorë firmën e babit Kryeministër, ka vënë në shërbimin të sajin edhe të gjithë shtetin. Pavarsisht një sërë regimesh të fëmijëve të kryeministrit Argita dhe Shkëlzen Berisha për PS shumë pyetje të adresuara mbeten ende pa përgjigje.
“E dini pse nuk përgjigjet zonja Vajzë e Kryeministrit? Sepse kjo familje që ka marrë peng qeverinë e këtij vendi di vetëm të përbaltë këdo që i kërkon llogari dhe asnjëherë pranon të japë llogari.Saliu me politikën e tij të vjetër myk, ka korruptuar politikën shqiptare, familjen e tij dhe çdo raport të Shqipërisë me të vërtetën.E vetmja gjë e re në gjuhën e tyre qëkur i kanë kthyer edhe gjykatat e këtij vendi në anekse të shtëpisë së tyre,është: “hajde në gjykatë”! tha Balla.
Në fund të deklaratës deputeti Balla u ndal në akuzat e Argita Berishës dhe PD, që lidhen me bashkëshorten e kreut të opozitës Linda Basha.
“Me atë 100 milionëshin i keni hapur vetes një gropë që e zgjeruat sot me një pallat pa lidhje, po kjo është një gropë ku si rrallëherë do bini vetë brenda në sytë e gjithë Shqipërisë që do t’u shohë sic jeni: Fole shpifjesh!! tha Balla.