TIRANË- Partia Socialiste denoncoi sot mungesën e transparencës në deklaratën e pasurisë të kryeministrit të vendit Sali Berisha. Në një konferencë për media, deputeti socialist Taulant Balla, bëri me dije se opozita do të denoncojë pasuritë e bllokmenëve të rinj të PD-së duke nisur nga anëtarët biologjikë të Berishës deri tek ato partiakë.
“Deklarata e pasurisë së Sali Berishës në ILDKP në mars 2012. Ajo që bie në sy është mungesa dhe mosrespektimi i ligjit në deklarimi ne pasurisë. Berisha deklaron se ka përfitim nga dietat e lëvizjeve jashtë Shqipërisë një shumë 720, por nuk thotë se ajo është ne euro, dollar apo tjetër. Kryeministri i vendit edhe pse ILDKP kërkon transparencë të plotë nuk është korrekt në gjënë më të rëndësishme, në deklarojmë një përfitimi që vjen nga dietat dhe lëvizjen e tij jashtë Shqipërisë”, denoncoi Berisha.
Deputeti socialist akuzoi kryeministrin Berisha për mungesë transparence dhe fshehje burimi të ardhurash, ndërkohë që i kërkoi drejtpërndrejt pse nuk paguan tatime.
“Totali i përfitimeve të tij dhe kursimeve kryeministri i vendit i shton 10 milionë lekë kesh të ardhura të shkruara me dorë pas asnjë sqarim se ku është siguruar e ardhura. Pra përvec të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat brenda apo jashtë, Sali Berisha në deklaratën e tij na deklaron 10 milionë lekë të ardhura kesh duke mos respektuar ligjin për deklarimi ne zyrtarëve të lartë që kërkon deklarimi ne ardhjes së parasë. Duhet ë deklaruar burimi, por e pyes a ke paguar tatim dhe e ke paguar tatim për këto të ardhura, ndërsa prej vitesh qeveria bën thirrej për mos mbajtjen e parave kesh ai ka një thes me para kesh në shtëpi nuk dihet origjina, por dihet vendndodhja”, theksoi Balla.
Balla paralajmëroi se në ditët në vijim PS do të vijojë me denoncimin e pasurisë marramendëse të “bllokmenëve” të rinj.