TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka vazhduar sot serinë e denoncimeve, të atyre që ai i cilëson si bllokmenët blu. 

Balla është ndalur sot të komentojë deklaratën e pasurisë së djalit të kryeministrit Shkëlzen Berishës, duke thënë se në deklaratën e tij të pasurisë fitimet e një viti kapin shifrën 490 milionë euro. 

Sipas Ballës, përvec shifrës me shumë zero, djali i kryeministrit nuk ka deklaruar kompaninë nga e cila ka siguruar këto të ardhura. 

"Vetëm gjatë vitit 2009 Shkëlzen Berisha ka deklaruar rritjen e të ardhurave me një shumë prej 310 mijë euro. Në vitin që Berisha vidhte zgjedhjet i biri e shton llogarinë me 310 mijë euro”, nënvizoi ai. 

Deputeti socialist nënvizoi se, “Sot kryeministri deklaroi se do i japë pensionistëve një çerek gjeli, ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma totale e shpërblimit për 25 mijë pensionistë”, tha ai.