Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli sot në Kuvend për krizën energjetike ku theksoi se është dakord me fashën e vendosur nga qeveria për 800 kilovat/orë dhe se se përtej asaj shifre janë ata që jetojnë në vila.

Balla falënderoi qytetarët që kanë dëgjuar thirrjet e ministres Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kw u mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin. Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar te Përputhen. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, deklaroi Balla.