Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli për përjashtimin e deputetëve që pengojnë punimet në Foltoren e Kuvendit.
“Çdo deputet që bllokon foltoren, rregullorja e Kuvendit është e qartë, duhet të përjashtohet nga punimet për 10 ditë. Parlamenti funksionon dhe çdo përpjekje për të bllokuar atë, duhet zbatuar rregullorja. Rregullorja e thotë qartë që kush pengon zhvillimet e punimeve të Kuvendit,do të ndëshkohet”, tha Balla.