Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla i ka bërë ftesë opozitës të vijë në Kuvend për të votuar kodin e ri zgjedhor.
"Në thirrjen e fundit që unë bëra në emër të grupit të PS-së, në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi e të votojmë së bashku me opozitën Kodin e ri Zgjedhor, i cili garanton më së miri adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Jemi gati që nesër, as të mos presim 21 janarin që sipas rregullores është seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për të miratuar kodin e ri zgjedhor që me të drejtë kërkon diaspora, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Këta që u merakosën aq shumë për protestën e diasporës të bëhen bashkë me ne për të plotësuar kërkesën themelore të tyre", u shpreh Balla.
Ai shtoi gjithashtu se është gati testimi i votimit elektronik në 200 qendra votimi.





