TIRANE– Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijoi swrish sot denoncimin për konfliktin e dyshuar të interesit dhe korrupsionin me protagonistë familjen Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Balla e konsideroi kryeministrin si “një armik të investitorëve”, ndërsa i bëri thirrje Argita Berishws që t’i përgjigjet qartë dy pyetjeve të vetme që ka ngritur opozita.

”E kujt ishte toka e cila iu propozua biznesmenit Ansar? Publiku shqiptar meriton një përgjigje dhe jo kundërakuzat e radhës, që kanë si qëllim të vetëm të hedhim baltë mbi opozitën, për të mos dhënë një përgjigje. E kujt ishte toka dhe a përbën i gjithë komunikimi me biznesmenin Ansar një konflikt interesi?”,- pyeti Balla.

Sipas deputetit socialist, “Argita nuk ka më asnjë argument për t’u justifikuar. Ajo kërkoi tre milionë euro në këmbim të firmës së babit kryeministër dhe ky është një konflikt i qartë interesi”.