Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për rindërtimin e spitalit të Laçit.

Nga foltorja e Kuvendit tha se demokratët gënjejnë ndërsa shtoi se spitali i ri do të ndërtohet sipas premtimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

“Kam parë sot me keqardhje një spot të Partisë Demokratike për spitalin e Laçit, gënjejnë. Por ata nuk e kanë për turp pasi kur arritën të bëjnë politikë me të vdekurit kanë humbur busullën e politikës. Ajo që po ndodh me spitalin e Laçit, ka të bëjë me procedurat për ndërtimin e këtij spitali. Tashmë janë gjetur dhe paratë dhe do të nis shumë shpejt ndërtimi i spitalit dhe Kryeministri Edi Rama i qëndron angazhimit që në pranverën e vitit të ardhshëm të ndërtohet godina e re”, u shpreh Balla.