Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është pyetur nga gazetarët në lidhje me primaret që u mbajtën në PD nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në përgjigjen e tij, Balla nuk kurseu ironinë, duke thënë se produktet që vijnë nga “non-grata”, janë “non-grata”.

Tani këtu do të përgjigjem personalisht, non grata mbetet non grata, dhe produktet që vijnë nga non grata, janë non grata”, u shpreh Balla.