Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar në Facebook një mesazh të një qytetari përmes të cilit ironizon Presidentin Ilir Meta.

Balla shkruan se sot Meta ka shkuar në Librazhd dhe ka marrë dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që i kishte ikur nga kjo botë shumë vite më parë.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…”, shkruan ai.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me…

Posted by Taulant Balla on Wednesday, February 10, 2021