Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në Facebook disa foto të festimeve për Ditën e Verës në Tiranë.

Në postimin e tij, Balla ka ironizuar protestën e opozitës teksa shkruan se tregoi që nuk duhet harruar se çfarë sipas tij përfaqëson Berisha, Basha dhe Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË

FOTOT E DITËS: Lali Eri paska pas të drejtë, më mirë më 14 në Elbasan dhe më 17 në Tiranë. Kjo është Shqipëria dhe Tirana e njerëzve të zakonshëm. Ata dje i kishim për të mos harruar kurrë çfarë përfaqëson Saliu&Luli&Mona.