TIRANE, 12 mars 2013 – Pas deklaratës për shtyp të deputetit demokrat Fatbardh Kadilli, Taulant Balla ka replikuar sot me të përmes një postimi në Facebook.

“Kadilli është aq i dhunuar nga kryetari i vet Saliu sa çdo fjalë që mund t'i thuash i duket dhunë. Sa për largim nga politika, ai që duhet të largohet i pari është Fatbardh Agim Kadilli, babai i të cilit ka qënë në skuadrat e pushkatimit të Enver Hoxhës”, shkruan Balla.

Replikat e dy deputetëve nisën një ditë më parë në studion e një emisioni televiziv ku Kadilli e akuzoi Ballën se kishte përfituar para nga shitja e një prone, ndërkohë që ky i fundit e mohoi këtë akuzë dhe deklaroi se nëse provohej e kundërta ishte gati të jepte dorëheqjen.

Lidhur me deklaratën e pasurisë, Balla shprehet se “pasuria modeste e familjes time është 1000 herë më e vogël se e kryetarit të Kadillit”.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/