Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna.

Ndërkohë kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi.

Ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla që i ka bërë kërkesë Malit të Zi që të nisin kërkimet.

Në operacionin e policisë, RENEA-s dhe FNSH-së për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, i janë bashkuar sot edhe Forcat e Armatosura.