TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla kërkoi sot sqarime të tjera në lidhje me pasurinë e vajzës dhe dhëndrit të kryeministrit Berisha. Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë nëse cifti Argita dhe Jamarbër Malltezi, që sipas tij marrin 600 mln lekë në vit, i kanë paguar apo jo detyrimet tatimore. 

Balla tha se me taksën e sheshtë nga rrogat e tyre si mësues, ky çift paguan më pak se në kohën e taksës progresive. 

"Kjo familje pasurohet në kurriz të familjeve të ndershme. 70 milionë lekë në vit paguhet si mësues Jamarbër Malltezi njësoj si të kishte një rrugë mujore 5,8 milionë. Me taksën e sheshtë ky paguan 58 mijë lekë, ndërsa nëse do ishte në fuqi taksa progresive, nga 70 milionë që merr duhet të paguante në shtet rreth 9 milionë lekë, ndërkohë ky paguan shumë më pak me taksën e sheshtë të miratuar nga gjyshi i tij”, tha Balla, ndërsa të njëjtën arsyetim ndoqi edhe me pagën e vajzës së kryeministrit Argita. 

Sipas tij, “Kjo është Shqipëria e Sali Berishës ku ligjet ndryshojnë vetëm për bllokmenët blu, ndërsa gjithë shqiptarët vuajnë korrupsionin e tyre e varfërohen nga kriza”.