Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ditën e sotme ka pritur në Kryesinë e Kuvendit familjen ukrainase, të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të luftës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se gjyshja Marina, është shqiptare nga Karakuti, një zonë ku prej shekujsh jeton një minoritet shqiptar.
Sipas Ballës, familja Kyrylchuk do të qëndrojnë ne Durrës dhe do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Kuvendi i Shqipërisë. Mikprita sot në Kuvend familjen Kyrylchuk nga Kievi. Gjyshja Marina është shqiptare nga Karakurti, një zonë ku prej shekujsh jeton një minoritet shqiptar. Ata do të qëndrojnë ne Durrës dhe do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”, shkruan Balla.