Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Kosovë ku u prit nga kryeministri Avdullah Hoti.
Gjatë takimit Hoti dhe Balla diskutuan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.
Hoti foli për prioritetet e qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.
Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PS Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Balla do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.





