Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ai që i ka treguar në vitin 2017, sesi LSI vidhte dhe blinte votat në Elbasan.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vendos as PS dhe as PD, por kushtetuta.
"Se gjoja zgjedhjet e vitit 2017 paskëshin qenë të vjedhura, e kam thënë edhe njëherë tjetër në Kuvend. Çdo natë të fushatës të 2017-s kisha një bisedë me kolegun demokrat Edomd Spaho, i cili më tregonte histori pa fund të LSI-së që vidhnin vota dhe blinin vota në Elbasan. Nuk kam si të mos ta them. Si ka mundësi që zgjedhjet e 2017-s janë vjedhur dhe opozita u kujtua që këtë ta denonconte 2 vite më pas, duke mos lënë në asnjë procesverbal ankimim", u shpreh Balla.





