Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Ballla, deklaroi se data 3o maj është afati maksimal për zgjedhjen e Presidentit të Pepublikës.
Gjithashtu Balla ftoi Partinë Demokratike që të propozojë emra konkretë në lidhje me zgjedhjen e kreun e ri të shtetit dhe të mos e paragjykojë procesin.
Taulant Balla: Vendimi që ka marrë grupi parlamentar i PS është që presidenti nuk mund të jetë anëtarë i grupit të Partisë Socialiste. Nuk duam një president të Partisë Socialiste, duam një president të të gjithë shqiptarëve. Ju mund të vini me 4 emra dhe nuk duhet ta paragjykohet procesi, pasi mund të biem dakord me një nga emrat e propozuar nga ju.
Ju thoni unë nuk propozoj emra se ky do tallet me emrat e mi. Po nga ta di unë çfarë emrash keni ju në kokë.
Mund të ndodhë dhe e kundërta një nga emrat e propozuar nga ne mund t’ju pëlqejë ju dhe të bini dakord. Por duhet të ulemi dhe të negociojmë.
Keni vendosur kusht që t’i hiqet e drejta maxhorancës të mos propozojë. Po kjo është një formul që funksionon për Avokatin e popullit, por jo për Presidentin e Republikës.
Hajde të ulemi të gjithë kryetarët e grupeve që tani, biem dakord. Doni pak kohë e lëmë pasdite apo nesër në mëngjes. Jemi të gatshëm të ulemi së bashku për çdo propozimin tuaj. E doni për kriteret hajde ulemi, por më mirë është një proces që të jetë i bazuar te emrat. Keni kërkuar dy herë shtyrje, është miratuar. Afat maksimal kërkuat, afat maksimal. Tani kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Nëse nuk e zgjedhim dot në 23 afati tjetër është data 30, afati maksimal.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.





