Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat ka thënë se ata nuk janë tërhequr nga amnistia fiskale.
Ai shtoi se historia e ka treguar se është një domosdoshmëri dhe se shumë vende të Be e kanë ndërmarrë si nismë.
Balla: Sa i takon amnistisë, unë ju garantoj se nga ana jonë nuk ka asnjë terheqje që t’ju garantojmë shqiptarëve që pas 33 vitesh tranzicion, të gjitha vendet që nga themelimi i BE, kanë ndërmarrë amnisiti fiskale se ka të bëjë me kalimin në një fazë tjetër. Hisotria e ka treguar se është një domosdoshmëri, nuk ka asnjë tërheqje për të shkuar përpara me amnistinë fiskale.
Janë identifikuar cëshjtet përfundimtare se si do të donte Komisioni Europian.