Në protestën e opozitës ka folur edhe një aktivist, që sipas Partisë Demokratike ishte i Partisë Socialiste. Agim Kaca u ngjit në podiumin e opozitës përpara Kryeministrisë nga ku deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet.

Por Taulant Balla në një reagim në “Facebook” shprehet se Basha e nxori edhe para dy vitesh Agim Kacën në një takim elektoral në Dibër. Balla thotë se Kaca nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PS-së.

“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxore edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu”, shkruan Balla në Facebook.