Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vezët që u hodhën sot në Kuvend ishin fshehur nga Lulzim Basha brenda xhaketës, të cilat më pas ja ka dhënë deputetit.

Teksa poston videon, Balla shkruan në Facebook se është e turpshme se si një kryetar opozite degradon deri në këtë pikë.

POSTIMI I BALLËS

Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që "pula" Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij.

Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që "prodhon" vezët dhe ia jep deputetit pa emër.