TIRANE,30 tetor 2013 – Deputeti socialist Taulant Balla e cilëson opozitën e sotme si të pastrukturuar mirë, “pasi ka 3 drejtues dhe nuk di nga kush ti marrë urdhrat”. I ftuar në rubrikën “Opinion” të  në “News24”, deputeti socialist tha se opozita sulmon pa të drejtë mazhorancën e re, pa i lënë kohën e nevojshme për të realizuar qeverisjen e suksesshme që ka premtuar. 

“Opozita e sotme vuan nga drejtimi me 3 koka. Ka një problem drejtimi, nga kush drejtohet dhe nga kush i merr urdhrat, ende nuk është strukturuar ashtu siç duhet të funksionojë një opozitë. Këta që kanë ikur nga pushteti nuk e kanë kuptuar ende se janë larguar nga pushteti. Duhet të ketë durim, në vendet demokratike qeverisë së re i lihet kohë të paktën 3 muaj, për të vlerësuar punën.”- deklaroi Balla.