Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se shumë shpejt do të miratohet amnistia fiskale.

Balla është shprehur i sigurt se mazhoranca do i sigurojë 84 vota për të kaluar projekt ligjin për amnistinë fiskale.

“Në kushtet e amnistisë fiskale që më në fund do vijë e të jeni të sigurt që do e bëjmë se e para nuk varemi nga ju, s’kemi nevojë për ndryshim kushtetues, duam 3/5 e besoj brenda Kuvendit do jenë për ta mbështetur. Bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale ne do e bëjmë”,-tha Balla.