Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në Facebook, Balla shprehet optimist për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

“Bruksel– Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot.”

Bruksel – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me…

Posted by Taulant Balla on Monday, March 1, 2021