“Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.
Ai tha se do të garantohet meritokracia për policinë. Mes të tjerash ai tha se policia duhet të kthehet në institucion më të besueshëm.
Balla u ndal edhe te ngjarja në Lushnjë, ndërsa ftoi ata që i cilëson ‘kukuvajkat e politikës’ që të lënë policinë që të bëjë detyrën.
“Që në fillim kur ndodhi ngjarja kam kërkuar hetim të thelluar. Duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të të plagosurve, ngjarja po hetohet. Kukuvajkat e politikës le të lënë policinë që të bëjë detyrën”, pohoi ministri.