Pas akuzave të deputetes demokrate Albana Vokshi, se në projektin për ndërtimin e teatrit të ri, parashikohet edhe ndërtimi i 6 kullave, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një status në Facebook, deputeti Balla paralajmëron deputeten Vokshi se do ta padisë në Gjykatë.

STATUSI I PLOTË

Duke qene se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhe balten e shpifjeve permes deputetes Albana Vokshi, meqe ne fundjave ai zakonisht viziton Hollanden, nuk mbetet gje tjeter pervecse t’ia bashkojme deputeten me kryetarin e saj ne rrugen drejt gjykates me nje padi te radhes. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do te jete e ftuar te provoje ne gjyq se shpifjet e saj nuk jane te pabazuara. Kjo cmenduri balte e pershkallezuar pasi Shqiperia mori daten per celjen e negociatave, ka zhvleftesuar cdo mjet tjeter reagimi ndaj ketyre esadisteve te rinj te Shqiperise.

Sa per deklaraten e zotit Bylykbashi edhe kjo nuk qendron. Me dakordesine e kryetareve te grupeve parlamentare PS, PD dhe LSI eshte ngritur nje grup pune me deputetet Hysi, Alibeaj, Haxhinasto etj, para shumë javësh, i cili beri nje pune te mire per Kodin e Etikes dhe me fryme bashkepunimi per pasqyrimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese ne Rregullore. Puna eshte nderprere per shkak te bojkotit te punes parlamentare nga opozita ne javet qe parapriu vendimin e Keshillit Europian per hapjen e negociatave mes BE dhe Shqiperise. Planifikimi ne Kalendar eshte thjeshte nje mbartje prej javesh, sa kohe qe ende Grupi i Punes nuk ka nje projekt final. Genjeshtra i ka kembet e shkurtra, por esadistet e rinj nuk kane turp.