Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dalë nga vizita që ka mbajtur presidencë me Bajram Begajn me të cilin ka folur lidhur me datën e zgjedhjeve lokale.

Balla tha se PS nuk kishte dhënë një datë konkrete për zgjedhjet, duke shtuar se ishin gati t’i fitonin ato kurdo që të mbaheshin.

I pyetur mbi takimin e Bylykbashit me Begajn, Balla tha se kryetarë të grupeve parlamentare të opozitës ishin Alibeaj, Dode dhe Mediu, por shtoi se çdo deputet kishte të drejtë të takohej me presidentin.

Balla: Folëm për shumë çështje që përfshijnë kompetencat e presidentit të republikës. Mendoj se të gjitha palët politike duhet të respektojnë kompetencat e presidentit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Një gjë është e siguritë, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj. Ne nuk kemi qenë të prerë për një sugjerim tonin për këtë datë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe natyrisht edhe t’i fitojë ato.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin e cilit hyn dhe cilit del nga presidenca. Unë di që të gjitha autoritetet në këtë vend respektojnë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Në këtë këndvështrim unë mendoj se në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, janë Mediu, Alibeaj dhe Doda. Tradita përfshin konsultimin me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pastaj nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin e republikës, për këtë pyetni vetë presidentin. Nuk jam punonjës i protokollit të presidencës. Për mua e rëndësishme është që presidenti i Republikës e ka kthyer presidencën në normalitet.

PS do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe jam i sigurtë për një rezultat të shkëlqyer të PS-së.