Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka ironizuar sërish kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të verifikuar numrin e deputetëve në Parlament.

Nga Bradasheshi ku ishte këtë të shtunë, Balla tha se nuk e di cilës Kushtetutë i referohet presidenti kur hap fjalë se do të shpërndajë parlamentin

"Pavarësisht se çfarë thonë gojët e liga, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Edhe pse presidenti i Republikës u përpoq të hynte edhe ai në lojë për të mbështetur sadopak të shoqen dhe shokun e shoqes, Lulin, zgjedhjet do të bëhen sepse zgjedhjet nuk i caktojnë partitë."

Balla nuk la pa akuzuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me hetimet për financimet e fushatës.