Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamenar të PS-së, Taulant Balla komentoi manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme në orën 17:00.

Balla u shpreh se asnjë lloj proteste nuk do të pengojë rrugën e historisë ndërsa tha se Presidenti Meta e ka humbur të drejtën për të përfaqësuar unitet kombëtar.

“Ajo që dua të vlerësoj dhe përsëri rikthehem te raporti i Komisionit, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët, për fat të keq ditën që reforma në drejtësi u miratuar bashkë me të është ngjizur edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të korruptuar për të bërë gjithçka për ta penguar. Bënë gjithçka mundën deri atë ditë, por por bëjnë tashmë gjithçka për ta dëmtuar, edhe “Besëlikja” me Republikën e re, janë sot në të njëjtin front për të penguar çdo lloj ecje përpara për të penguar ecjen para të reformës në drejtësi dhe rrugën europiane. Çdo protestë nuk do arrijë të pengojë këtë rrugë të historisë. Për këtë të jenë të sigurtë edhe ndonjë “leifen” që vjen këtu e flet si zëdhënës i manifestimit edhe as shtangist e boksier, madje edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di çfarë është reforma në drejtësi e si mund të çohet përpara. Është një reformë që është udhërrëfyesi ynë kryesor deri në ditën e BE. Kush mendon se kjo ditë është e largët më besoni e ka shumë gabim. Në këtë ditë të rëndësishme nga ana e Komisionit Europian të njëjtët proeuropianë që janë kundër reformës në drejtësi përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit. Kjo është shprehje e gjendjes së rëndë psikologjike që e kemi paralajmëruar 4 vite më parë, e kemi thënë se sa më shumë afrohen institucionet e reja të drejtësië, aq më keq është. Presidenti e ka humbur të drejten e njeriut për të përfaquesuar uniten kombëtar, e ktheu Presidencin në seli të opozitës, tani po e legalizon këtë shkelje. Ai është një prej 4 drejtuesve të opozitës por kurrsesi President i Republikës.”-u shpreh Balla.