Policia Shqiptare po forcon kapacitetet e strukturës së re, që njihet si Policia Alpine, duke ndjekur modelin e Austrisë.

Ministri Balla konfirmoi se punohet gjithashtu intensivisht me Austrinë edhe për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes kundër Zjarrit dhe Shpëtimin.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike dhe po vijojnë të intensifikohen edhe në fushat e mbulimit të Ministrisë së Brendshme”, theksoi Balla, gjatë takimit me ambasadorin austriak që po mbyll mandatin në Tiranë.

“Në forcimin e këtij bashkëpunimi vlerësoj maksimalisht rolin e Ambasadorit austriak në Shqipëri Christian Steiner, i cili po përmbyll me sukses misionin e tij në Tiranë”, theksoi ministri.