Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim europarlamentarin, Thomas Waitz, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.

Balla i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbër në Parlamentin Europian, një grup me 73 eurodeputetë, lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Prita në një takim Thomas Waitz bashkëkryetar i Partisë së Gjelbërt Europiane, anëtar i Parlamentit Europian. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërt në Parlamentin Europian (grup me 73 eurodeputetë) lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të gjelbërit edhe në nivelin e parlamenteve të shteteve anëtare mbështesin procesin e zgjerimit të BE.

Me eurodeputetin Waitz diskutuam edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbërt dhe çështje mjedisore. Mjedisi është një pasuri e shumëllojshme ekosistemesh, që duhet ta mirëmenaxhojmë dhe mbrojmë si pasuri kombëtare në interes të qytetarëve dhe të brezave që vijnë.”, shkruan ai në Facebook.