Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozime lidhur me ndryshimet në Kodin Penal lidhur me qetësinë publike, Sigurinë Shëndetësore, Sigurisë Ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.
Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.
"Ky kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit. Amendamentet e kuadrit ekzistues të Kodit Penal për rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e kërkesave në rritje të qytetarëve. Nuk shkon dot në një bregdet shqiptar teksa pranë hotelit dhe shtëpisë ku ke marrë përsipër të çosh familjen për pushime të vjen një boom boom dhe vetëm pushime nuk mund të quhen. Propozojmë edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor kur këto pasoja nuk vijnë si pasojë e një gabimi njerëzor. Mjekësia nuk është një shkencë ekzakte por një nga detyrat e shërbimit publik. Propozojmë ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve. Paraardhësit tuaj këtu vinin me flakadanë. Bëhet fjalë vetëm për ato që bien në kundërshtim me ligjin. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës. Ishim i vetmi vend që nuk kemi penalizim të transportit të fishekzjarreve duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Mjedisi në këtë vend nuk mbrohet si duhet me ligj dhe kod penal. Ky legjsilacion duhet të plotësohet.
Sot adresohet disa ndryshime të rëndësishme në ligje me sigurinë ushqimore që lidhen pikërish me një prej fushave më shqetësuese. Ky është një debat që duhet zhvilluar me orë të tëra. në katër muajt e sesionit të ri na duhet një politikë për sirgurinë ushqimore që ato që blejmë të kemi siguri. Buka të jetë e cetfikuar. Çdo dyqan buke të ketë një tabelë analize për të treguar nga vijnë përbërësit e saj. Kjo që po e bëjmë sot është që fëmijët tanë të jenë më të sigurtë. Në një shoqëri demokratike dhuna nuk lejohet dhe ky duhet të jetë qëndrimi i këtij parlamenti përballë nesh . Opozita ka të gjithë të drejtën e tij të protestojë. Ka pasur dhe do vazhdojë të ketë pasoja. Nuk ka ndonjë dyshim se këto ndryshime Meta do na i kthejë për t'i votuar në shtator si një partner i opozitës. Nuk kam asnjë dyshim që Ilir Meta nuk ka më sy dhe veshë për të dëgjuar ato që duan shqiptarët por për të dëgjuar ato që duan Lulin, Saliun dhe Monikën. me të filluar shtatorin këto do jemi dhe ne prapë do t'i votojmë. Ritheksoj se në këtë vend pa dyshim që ka mjekë të papërgjegjshëm. Shtatori po vjen, dua t'iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t'i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite", tha Balla.





