Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë, ndërsa pret lajme pozitive më 18 tetor në lidhje me çeljen negociatat me BE-në.

Teksa nuk kurseu ironitë për opozitën dhe liderin e PD-së Lulzim Basha, Balla tha; “Harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është”.