Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot në Kongres ishte historik, kurse shtoi se PD duhet ta dijë se zgjedhjet e ardhshme mbahen në qershor 2021.
Në një pronocnim pë News 24, Balla theksoi se në këtë Kongres u vendosën piketa shumë të rëndësishme edhe për të ardhmen, duke nënvizuar se po ashtu u bë punë për përfaqësim edhe më të madh të grave në institucionet e vendit.
“PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e 2021.Është objektiv shumë real. Fjala e kryeministrit ishte historike. Ne kemi objektiv që të legalizojmë cdo banesë në zonat rurale. Ta dijë PD, që zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021. Janë mbi 200 mijë familje shqiptare që presin marrjen e tapive. Ky Kongres ndryshon nga kongreset më herët. Letra e socialistëve për ndryshime? E mirëpritur sepse ne jemi parti e hapur. Kjo letër është njësoj si gjitha letrat dhe e-mailet që merren nga shqiptarët. Sigurisht që asnjëra nuk lihet në harresë. Edhe kjo letër i është lënë Asamblesë. Ky Kongres merr prioritete të veçanta, për shkak të piketave që u vendosën. Ky Kongres u vendos që të jetë 3 ditor, sepse tregojmë se jemi një parti serioze. Në këtë Kongres u vendosën piketa edhe sa i takon të drejtave të grave. Në Kongresin e radhës duam pse jo gratë të jenë më shumë se burrat”, deklaroi Balla.





