TIRANË- Deputeti i PS, Taulant Balla, ka vijuar edhe sot me denoncimin e asaj që opozita e cilëson si "Dosja e Pasurimit të Bllokut Blu". 

Deputeti socialist në një konferencë për shtyp i bëri thirrje publike kryeministrit Berisha që te heqë dorë nga akuzat ndaj tij dhe familjarëve të tij duke shprehur qëndrimi se do të vijojë të bëjë publike fakte të reja të pasurisë “bllokut blu” dhe familjes së kryeministrit. 

Në vijim të akuzave, Balla duke bërë me dije se djali dhe vajza e Berishës kanë shtuar pasurinë me 1.34 miliardë theksoi se pasurimi i familjes Berisha në kohë krize shuplakë për familjet e tjera. Sipas Ballës opozita do të denoncojë pasuritë e bllokmenëve të rinj të PD-së.